Grupi kriminal serb kapet me kokainë në vlerë prej 70 milionë euro

Në ishujt Azore në oqeanin Atlantik, janë djegur 1.15 tonë lëndë narkotike (kokainë), sasi këtë të cilën e kishte sjell grupi kriminal nga Serbia me qëllim që ta shes në Europë.

Bota

30/05/2015 11:00

Me këtë rast, autoritetet franceze kanë arrestuar katër shtetas të Serbisë, njoftojnë mediat e këtij shteti.

Policia e Portugalisë ka djegur atë sasi të kokainës para 2 dite. Kapja e këtyre trafikantëve kishte arritur pas një operacioni të përbashkët mes Francës dhe Britanisë së Madhe, thuhet në njoftimin e qeverisë franceze.

“Kjo është sasia më e madhe e kokainës e djegur deri më tani në ishujt Azore”(1.500 km nga bregdeti portugez), kanë bërë të ditur autoritetet portugeze, transmeton lajmi.net.

Vlera e kokainës së djegur arrin deri 70 milionë euro.