Grupi i ndarë nga VV-ja tani gëzojnë lirinë e plotë, a e keni vërejtur këtë ndryshmi te ta /FOTO

Kanë vendosur të ndryshojnë krejtësisht nga partia që iu larguan.

Lajme

20/03/2018 18:37

Janë pikërisht deputetët e Grupit Paralajmëtar të Pavarur (të larguarit nga Vetëvendosja) të cilët në Kuvend po paraqiten me pamje të re.

Visar Ymeri, ish-kryetari i VV-së, ka lëshuar mjekrën, kështu ai është parë disa herë në Kuvend ku mjekra e Ymeri ka rënë në sy.

Në seancën e sotme për ratifikimin e demarkacionit, thuajse të gjithë nga Grupi i Deputetëve të Pavarur, përveç Dardan Sejdiut, janë shfaqur me mjekra. /Lajmi.net/