Grupi i gjakut i cili është përgjegjës për kujtesën tuaj të dobët

Hulumtuesit sugjerojnë se njerëzit me grupin e gjakut ‘AB’ mund të jenë më të prekur nga problemet me memorien.

Lifestyle

26/01/2015 19:31

Njerëzit me grupin e gjakut ‘AB’ janë dy herë më të prirë për të zhvilluar probleme të ndryshme të kujtesës si ajo e demencias se sa ata të cilët kanë grup tjetër të gjakut, bëhet e ditur sipas një raporti të ri që u shfaq në revistën Neurologjia.

Një ekip i hulumtuesve amerikan kanë kombinuar disa të dhëna të nxjerra për disa vite nga më shumë se 30,000 njerëz. Çfarë ata gjetën: Krahasuar me njerëzit që kanë grupe të tjera të gjakut, ata me grupin AB ishin 82% më të prirë për të zhvilluar probleme njohëse më shumë serioze si ajo e demencias, transmeton Lajmi.net.

Përderisa ende duhet studiuar më shumë, ka prova të mjaftueshme se grupe të ndryshme të gjakut janë përgjegjës për disa variacione gjenetike – duke përfshirë atë se si gjaku juaj i mbledhë proteinat, thonë studiuesit.