Grupet e njerëzve që janë të rrezikuar të krijojnë mpiksje gjaku dhe tromboza

Grumbullimi i qelizave të gjakut çon në formimin e mpiksjeve të gjakut duke penguar qarkullimin e këtij të fundit dhe shkaktuar jo pak probleme.

Lifestyle

07/01/2018 17:55

Mpiksjet e gjakut që bllokojnë qarkullimin e gjakut në tru mund të shkaktojnë goditje, gjaku i mpiksur që prek shëndetin e zemrës shkakon infarkt ndërsa një mpiksje gjaku në këmbë quhet trombozë dhe mund të qarkullojë në të gjithë trupin.

Rreth 100.000 njerëz vdesin nga këto probleme çdo vit e ky numër ëstë më i lartë se rastet e vdekjeve të shënuara nga kanceri i gjirit apo aksidentet automobilistike.

Disa kategori njerëzit janë më të rrezikuar të preken nga tromboza apo mpiksja e gjakut dhe  ne do të listojmë më poshtë grupet e njerëzve që duhet të tregojnë kujdes të veçantë mjekësor.

1.Njerëzit mbipeshë
2.Njerëzit që pinë duhan
3.Gratë shtatzëna
4.Femrat që marrin estrogjen (prsh pilula kontraceptive)
5.Njerëzit që vuajnë nga infeksione të ndryshme ose sëmundje inflamatore
6.Njerëzit që qëndrojnë shtrirë për një kohë të gjatë.
7.Venat varikoza janë gjithashtu një faktor risku që lidhet me mpiksjet e gjakut