Grupacioni i Qytetarëve anonim: Ne kemi djegur veturat e Qeverisë

​Grupacioni i Qytetarëve anonim nëpërmjet një komunikate thotë se në orët e vona të së shtunës ka kryer me sukses një seri aksionesh kundër makinave qeveritare, nëpër disa vende të Kosovës si në Gjilan, Pejë, Prizren dhe Mitrovicë.

Lajme

13/12/2015 12:42

Djegien e 4 veturave e ka konfirmuar edhe policia. Kurse, Ky grup ka paralajmëruar se nuk do të ndalen me kaq.

Ja komunikata e plotë:

Situata në Kosovë ëesht përkeqsuar tej mase si pasoj e qeveris se ish puntorit te regjimit te Rrahman Morines IsaMustafa, dhe të kriminelit Hashim Thaqi.

Kjo qeveri kolaboracioniste me armikun, ka arrestu dhe po e mban ne burg te sigurisë se larte Albin Kurtin dhe po i përndjek opozitën e po i burgos djemt ma te mire te kombit. Strukturat paralele qe e kan okupuar token e Kosoves qeverija nuk guxon me i luftu, kurse deputett qe po e mbrojn atdheun me dinjitet po i ndjek sikur dikur regjimi jugosllav.

Grupacioni i Qytetarëve anonim ne orët e vona te mbrëmjes se te shtunës ka kryer me sukses një seri aksionesh kundër makinave qeveritare, neper disa vende te Kosovës si ne Gjilan, Pejë, Prizren dhe Mitrovicë.

Ne nuk dot e heshtim edhe ma tutje, nese kjo qever i provon me pru ne kosove Serbin dhe Malin e zi.

Grupacioni i Qytetarve anonim