Grup i vështirë për Unitedin në Ligën e Kampionëve? (FOTO)

Manchester United me triumfin në Europa League, ka siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve.

Sport

25/05/2017 21:41

Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho, ka arritur të mposht 2:0 Ajaxin në finale të Europa League, për të fituar trofeun e vetëm të munguar në historinë e Unitedit.

Ky triumf bëhet edhe më madhështorë për ‘Djajtë e Kuq’, kur dihet që kanë siguruar Ligën e Kampionëve për edicionin tjetër, edhe pse në Premierligë kanë përfunduar në vendin e gjashtë.

Manchester United bëhet vetëm skuadra e 20-të që siguron një vend në garën më elitare të klubeve në Evropë, për edicionin 2017/2018.

Festa e Manchester United pas triumfit në Europa League

Skuadra nga ‘Old Trafford’ do të vendoset në vazon e dytë në shortin që do të hedhet për fazën e grupeve në fund të muajit gusht.

Kjo bënë që United të ketë një grup të fortë në Ligën e Kampionëve, ku mund të përplaset me kampionët e ligave të forta evropiane, si Real Madrid, Bayern Munich, Juventus e Monaco.

Por para se të mendojë për fazën e grupeve, Jose Mourinho duhte ta përgatisë skuadrën për Super Kupën e Evropës, ku në finale do të takohet me fituesin e finales së Ligës së Kampionëve, mes Real Madridit dhe Juventusit./Lajmi.net/