Gruevski: Të forcojmë ushtrinë që të mos përsëritet “Kumanova”

Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, i është rikthyer çështjes së “Kumanovës” duke deklaruar se duhet forcuar ushtria që të mos përsëritet një ngjarje e tillë, e duke i qëndruar idesë së gjithçka ka qenë një akt terrorist.

Lajme

02/08/2015 23:08

Kërcënimet nga terrorizmi na rrijnë mbi kokë, si edhe gjithë Evropës. Grupet radikale hapur kërcënohen dhe kohë pas kohe edhe veprojnë. Patjetër t’i forcojmë kapacitetet tona në ballafaqimin me to dhe t’i menaxhojmë. Ngjarjet në Kumanovë dhe hedhjet e bombave, ose granatave, janë vetëm një alarm se ky lloj kërcënimi nuk është diku larg nesh, në Francë, Belgjikë, Norvegji, Amerikë, në Irak ose Siri. Ata mund të vijnë edhe në rrugët tona, para hyrjes ose shtëpisë tonë dhe ti rrezikojnë jetërat tona dhe të afërmit tanë. Nuk guxojmë të jemi pasiv në këto zhvillime dhe duhet që në mënyrë preventive dhe aktive të veprojmë”, ka thënë Gruevski

Ndërkaq ekipet e Prokurorisë së Shkupit kanë marrë në pyetje të paraburgosurit për çështjen “Kumanova”, ndërsa në shtator do të nisë edhe procesi gjyqësor..

Kryeministri i Maqedonisë në fjalimin e tij me rastin e Ditës së Republikës deklaroi se integrimi në BE dhe NATO mbeten peng i krizës në Greqi, e cila tha se ka dëmtuar edhe ekonominë maqedonase.

Gjatë vendosjes së luleve dhe fjalimit që mbajti para shtatores së Metodija Andonov Çento, Gruevski ishte rrethuar nga forca të shtuara të sigurimit.