Gruevski: Ja çfarë kam bërë për shqiptarët e Maqedonisë

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski për herë të parë pas 8 vjetësh është shprehur në Alsat se nuk ka asgjë kundër shqiptarëve, përkundrazi ka punuar për përmirësimin e gjendjes së tyre.

Lajme

19/09/2017 21:00

Në një intervistë në emisionin 200 Gruevski shpalosi gjithçka çfarë sipas tij ai ka bërë për shqiptarët ndërsa u distancua nga çdo lloj proteste dhe gjuhe urrejtjeje të shprehur nga partia e tij që nga Deklarata e Partive Shqiptare, protestat që pasuan e deri në dhunën në Kuvend në 27 prill.

Gruevski foli për 100 ditët e Qeverisë duke thënë se përveç detit të dëshirave maxhoranca e re nuk ka realizuar asgjë por vetëm e ka mashtruar qytetarët.