Gruevski i përgjigjet Zaev: Përgënjeshtrimi më i madh është koha

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski për deklaratën e sotme në televizionin “Kanal 5” nga kryeministri Zoran Zaev se qeveria e OBRM-PDUKM-së në vitin 2012 ka pranuar erga omnes të Maqedonisë së Epërme, Gruevski ka reaguar ndaj kësaj deklarate nëpërmjet rrjetit social Facebook.

Lajme

19/06/2018 22:01

“Përgënjeshtrimi më të mirë të asaj që ju flisni Zaev, është koha. Ky faktor tregon se unë dhe OBRM-PDUKM kemi folur për tejkalimin e kontestit të emrit siç e obligon rezoluta e OKB-së, por nuk e ndryshuam emrin dhe identitetin për 11 vjet. Ndërsa ai pranon dhe zbaton ndryshimin e emrit “erga omnes”, duke ndryshuar Kushtetutën e cila ndikon në mënyrë të qartë ndryshimin e identitetit. Dhe me shumë koncesione në marrëveshje që kurrë nuk kanë qenë objekt i bisedës, e lëre më lëshime. Jashtë çdo logjike të pranojë “erga omnes”, që do të thotë një ndryshim emri në Kushtetutë quajtur Veriore apo Maqedonia e Epërme apo ndonjë. Edhe më shumë që paskam hequr dorë nga identiteti. Vetëm emri i autostradës ka irrituar grekët dhe për këtë arsye kemi humbur mundësinë. Marrëveshje e tillë, me elemente të tilla në të, koncesione të tilla në nenet e marrëveshjes, unë nuk kamë qenë në gjendje t’i pranojë, sepse si pjesë e punimeve nuk janë kërkuar nga pala tjetër”, shkruan Gruevski.