Gruaja që krijoi aplikacion për t’i ushqyer rreth 600,000 të varfër

Një grua kaliforniane, e cila krijoi një aplikacion inovativ për celularë, ka ndihmuar për të ushqyer rreth 600,000 njerëz të varfër në San Francisko.

Fun

27/06/2015 18:08

Tre vjet më parë – kur ajo ishte një studente në Universitetin e Kalifornisë Berkeley – Komal Ahmad – tani 25 vjeçare – ishte duke ecur pranë një kampusi ku një i pastrehë iu afrua asaj dhe i kërkoi të holla dhe ushqim.

Ajo, në vend se t’i dhurojë atij diçka, e ftoi atë në drekë, dhe përderisa ata hanin, ai i tha asaj se më herët ai ishte një ushtar – i kthyer kohët e fundit nga Iraku – dhe se pas kësaj ai kishte filluar të ketë probleme të ashpra, transmeton Lajmi.net.

Pas kësaj eksperience, për të cilën ajo thotë “më ka shokuar”, ajo filloi një iniciativë në universitet, që lejonte sallën e ngrënies të dhuronte ushqimin e tepruar për të varfrit dhe të pastrehët lokal.

Nisma e saj u bë aq e suksesshme sa që u zgjerua në rreth 150 kolegje dhe universitete të tjera në SHBA, për vetëm tre vite.

Tani ajo është CEO e një aplikacioni jo-fitimprurës të quajtur ‘Feeding Forward’ dhe thotë se hedhja e ushqimit të tepruar është problemi më budalla në botë, transmeton Lajmi.net.

Ajo tha: “Uria është e keqe – është e tmerrshme kudo – por në SHBA, në vendin më të begatshëm dhe më të industrializuar në botë, kjo thjeshtë nuk duhet të ekzistojë.”

Ky problem duhet të jetë një perspektivë thotë ajo. “Imagjinoni sikur një stadium futbolli të mbushet me ushqim të tërë. Kjo është ajo sa shumë ushqim hidhet çdo ditë në SHBA,” shtoi ajo.

Por, si punon ky aplikacion?
Aplikacioni u mundëson kompanive dhe planifikuesve të eventeve t’i dhurojnë donacion ushqimet e tepruara tek ata njerëz në nevojë në zonat më të afërta – me vetëm një klikim.

Më pas, shoferët e ‘Feeding Forward’ shkojnë tek vendi ku janë lokalizuar ata dhe i marrin ushqimet dhe i dërgojnë tek njerëzit të cilët kanë më së shumti nevojë, transmeton Lajmi.net.

Ky aplikacion u shërben njerëzve vetëm në San Francisko, por kompania tashmë ka arritur që të ushqejë rreth 575,000 njerëz të varfër në qytet.