Gruaja sulmohet dhe shqyhet nga tigri në një park zoologjik

Në këtë video shfaqet momenti i tmerrshem kur një tiger sulmon gruan e cila del nga vetura.

Fun

25/07/2016 04:18

Tigri ka mbytur gruan dhe ka lënduar shoqen e saj e cila është munduar t’i dalë në ndihmë edhe pse ishin grindur në veturë e kjo ishte arsyeja pse gruaja që u sulmua e para kishte lënë veturen, transmeton lajmi.net

Rasti ka ndodhur në një kopsht zoologjik i cili lejon vizitorët të vozisin përgjatë parkut, derisa kafshët janë të lira në lëvizje.

Tani, parku është urdhëruar të mbyllet për arsye të korrigjimit.

Vizitorët gjithashtu paralajmrohen që mos të dalin nga veturat e tyre dhe stafi i kopshtit menjëherë kishte reaguar për ndihmë, por ishte vonë për ta shpëtuar njëren nga gratë.

Gruaja tjeter e lënduar është duke u trajtuar në spital për plagët e marra, ndërsa zyrtarët e parkut kanë informuar se një rast i tillë i sulmit nga tigri është regjistruar në park gushtin e vitit 2014, kur një punëtor ishte shqyer për vdekje./lajmi.net