Gruaja shtatzënë qëllohet me thikë në bark, për ti vjedhur makinën

Një grua 39-vjeçare në muajin e tretë të shtatzënisë, u vra me disa goditje thike në bark, nga një burrë i cili i vodhi makinën.

Fun

31/01/2019 11:30

Viktima është Kristina Howato, e cila ishte pjesë e aplikacionit që mundëson marrjen e pasagjerëve në makinë i quajtur ‘Lyft’, e cila e kishte marrë vrasësin e saj si klient.

Por ai udhëtim regjistroi tragjik, për të dhe foshnjën që mbante në bark.

‘Lyft’ është një aplikacion amerikan për smarthphone i cili ju lejon pasagjerëve që të ndajnë të njëjtën makinë me të zotët brenda qytetit.

Krimi i rëndë ndodhi në lindje të Phoenix, në Arizona, SHBA këtë të hënë. I dyshuari, i identifikuar si Fabian Durazo, 20 vjeç, e qëlloi me thikë në bark gruan, duke e vrarë.

Por i riu u zbulua nga policia në saj të Gps, të mjetit, rreth 180 kilometër larg vendit të ngjarjes, transmeton noa.al.

Banorët e një kompleksi banimi pranë vendit ku ndodhi krimi, thanë se dëgjuan ulërimat e gruas, të cilën e gjetën pak minuta më vonë përtokë. Pavarësisht dërgimit në spital, si gruaja edhe fëmija që mbante në bark, u deklaruan të vdekur.