Gruaja shtatzëne gjen ‘imazhin e një dinozauri’ në skanimin me ultrazë

Fetusi kishte ende 20 javë për të ardhur në këtë botë, por duket se tashmë kishte një fizik mjaft të zhvilluar.

Fun

25/07/2015 12:57

Kur shtatzëna Leanne Sullivan, 29 vjeçe, shkoi në një seancë për ultrazë, ajo nuk e kishte idenë se imazhi që shfaqej në ekranin e pajisjes do ta përmbante një surprizë parahistorike.

Asistenti William Hill nga Liverpul, Angli, nuk e vërejti ‘qafën e dinozaurit’ në skanimin e bërë në prill. Skanimi u shfaq vetëm një muaj para se filmi i ri Jurassic Park të dilte në kinema, për të befasuar edhe më shumë nënën, transmeton Lajmi.net.

PAY-Pregnant-woman-had-ultrasound-scan-and-found-image-of-dinosaur (1)

Por, Pal Jenny Mason vërejti dinozaurin dhe u tregoi për këtë këshillit të spitalit. Skanimi që mund të shihet përmes syrit, shfaqë një pamje të një dinozauri të ngjashëm me llojin brontosaurus nga periudha e Jurassic, dhe u bë hit në internet pasi që Jenny e shpërndau atë në rrjetet sociale.

Leanne tha: “Me të vërtetë nuk e pashë atë derisa Jenny e përmendi”. “Por, nëse e shikon me një vështrim të duhur, ai me të vërtetë duket si një dinozaur”, thotë ajo.

PAY-Pregnant-woman-had-ultrasound-scan-and-found-image-of-dinosaur

Por, kjo pamje e çuditshme duket të jetë vetëm një pjesë e skanimit të trupit të fëmijës, i cili do të lindë para kohe.