Gruaja shtatzënë diagnostifikohet me tumor në tru, emocionuese ajo çfarë ka bërë burri i saj (Foto/Video)

Martesa e zbulon gjithmonë anën më të bukur dhe më të butë të një personi, por për Jrue Holiday, yllin e NBA, ka qenë mjaftë e vështirë.

Lifestyle

28/06/2018 21:25

Gruaja e tij u diagnostifikua me tumor në tru kur ishte në muajin e tetë të shtatzënisë, ndërsa me të kuptuar për rastin, Holiday ka hequr dorë nga karriera e tij, të jetë afër saj.

Lojtari profesionist i basketbollit e ka vlerësuar shëndetin e gruas së tij më të rëndësishëm sesa karriera e tij dhe çdo gjë tjetër duke lënë të gjitha anash për t’i ndihmuar asaj, transmeton lajmi.net

Më 4 shtator 2016 klubi i tij New Orleans Pelican kishte njoftuar zyrtarisht se Jrue e kishte lënë klubin, për ta ndihmuar Laurën.

Për gruan e tij është planifikuar një kirurgji në këtë muaj për rreth gjashtë javë, por trajtimet do të fillojnë vetëm pasi të ketë lindur fëmijën e tyre.

Çifti për momentin janë duke e mbajtur private gjendjen e tyre dhe për ta me rëndësi është vetëm shëndeti i saj.

Ajo që i ka emocionuar njerëzit ka qenë vendimi i Jroe, duke treguar se njerëzit janë të aftë të lënë anash gjithçka për dashurinë, madje të sakrifikojnë edhe një karrierë të tërë./Lajmi.net/ 

YouTube player