Gruaja rrahë keq hajdutin, pasi ia vodhi telefonin

Videoja tregon momentin e pazakontë kur një pasagjere e autobusit lufton kundër një tjetër pasagjeri, që provoi t'ia vjedhë telefonin.

Fun

14/02/2019 11:16

Një dëshmitare, nga Buenos Aires së Argjentinës, incizoi momentin, në të cilin viktima mbizotëron hajdutin dhe ia përplasë pajisjen për fytyre, transmeton lajmi.net.

Autori i krimit dëgjohet duke qajtur dhe kërkuar mëshirë, por gruaja nuk ndalon.

Ai bën thirrje të vazhdueshme ndaj shoferit që ta hapë derën e pasme, por shoferi refuzon ta bëjë këtë.

Ndërkaq, hajduti pohon se kishte tentuar ta vjedhë smartfonin me pretekstin se vajza e tij ishte e uritur, ndërsa ky nuk kishte para për t’i blerë ushqim. /Lajmi.net/

https://twitter.com/CronicaVirales/status/1095397053059031041?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1095397053059031041&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.dailymail.co.uk%2Fnews%2Farticle-6700155%2FSuspect-beaten-woman-tried-steal-cell-phone-sell-feed-daughter.html