Gruaja që vazhdon të dashurojë burrin që masakroi 77 persona në Norvegji

Për botën ai është njeriu më i urryer, pasi vrau 77 persona të pafajshëm në Norvegji, ngjarje kjo që u shënua si një nga mizoritë më të këqija që vendi ka pasur ndonjëherë.

Bota

28/08/2015 14:28

Por  është dikush që vazhdon ta dashurojë atë përkundër aktit kriminel që ai e bëri.

Gruaja suedeze thotë për Anders Breivik, se është njeriu i vetëm që ajo ka dashuruar ndonjëherë. Ajo pranon se është e gatshme që ta pres atë gjithë jetën, me shpresën se një ditë ata mund të bëhen përsëri bashkë, transmeton lajmi.net.

Ajo mundohet t’i tregoj botës se Breivik nuk është monstrumi që bota mendon se është.

Duke folu ekskluzivisht për Dailymail, Madeleine, thotë se ajo nuk e dashuron atë për atë çfarë ai ka bërë por për atë që ajo beson se ai është.

“Burri që un dashurojë është i butë, i durueshëm, inteligjent, qesharak dhe kurajues. Ai nuk është njeri i dhunës, Dhe për këtë gjë unë dua që bota ta di”, ka thënë ajo.

Ndryshe, Anders Breivik është dënuar me 21 vjet burgim për sulmin që bëri në Norvegji ku edhe vrau 77 persona gjatë vitit 2011, ne emër të epërsisë së të bardhëve. /lajmi.net

sulmi

M breivik

Breivik

Madeleinee