Gruaja që u quajt si më e “Shëmtuara në botë” falënderon ata që i thanë mbyte veten

Një grua e cila është etiketuar si më e shëmtuara në botë, ka thënë se dëshiron të dërgojë një falënderim të gjithë atyre personave të ashpër të cilët publikuan një video në llogarinë e saj në Youtube, duke i sugjeruar asaj që të mbys veten.

Fun

02/09/2015 17:04

Lizzie Velasques, e cila vuan nga një sindrom i rrallë gjenetik, ishte vetëm 17 vjeçare kur në drejtim të saj u publikua një video duke e etiketuar atë si “Gruaja më e shëmtuar në botë”, shkruan The Sun.

Video e cila u shikua me miliona herë, kërko nga ajo që të mbysë veten, pasi bota do të ishte shumë më e mirë nëse ajo do ta vriste veten, transmeton lajmi.net.

Sidoqoftë, Lizzie, e cila ka këtë çrregullim, tha se publikimi i videos i ka ndryshuar asaj jetën për të mirë, dhe se po ta dinte se kush e ka bërë këtë ajo do të kishe shumë dëshirë që t’i dërgonte një buqetë me lule dhe një falënderim.

Ajo tha se nëpërmjet kësaj ajo arriti të regjistrohej në kolegj dhe të bëhej një folëse motivuese./lajmi.net/