Gruaja që mbajti “fetusin” në bark për 15 vite rresht

Një grua 52-vjeçare para 15-vitesh kishte arritur ta ndërpres shtatzëninë me sukses, por pas këtyre viteve, gjinekologët gjetën një fetus brenda saj.

Lifestyle

01/12/2017 09:20

Pavarësisht se obstetri dhe gjinekologu i saj konfirmuan se ndërprerja ishte e suksesshme, gruaja vuajti nga dhimbjet në stomak për 10 vite rresht dhe vizitoi mjek të ndryshëm, të cilës i përshkruanin vetëm qetësues dhe tableta për aciditet, transmeton Gazeta Shneta

Përfundimisht, ajo u takua me një specialist, nga India e Veriut, i cili i bëri një tomografi kompjuterike dhe gjeti një pengesë në zorrët e saj, që ishte duke ia bllokuar sistemin e tretjes.

“Skanimi tregoi pengesë të zorrëve, një bllokim në tubin e saj të ushqimit së bashku me një strukturë guri.”, tha Dr Nilesh Junankar.

“Si shkak i këtij raporti të pazakontë, u desh t’ia bënim një laparoskopi, ku në barkun e saj shihej një bebe katërmuajshe. Me të vërtetë u shokuam! Diçka e tillë është shumë e rrallë.”

Një ekip prej dy mjekësh vendosën të veprojnë menjëherë dhe Dr Nilesh hoqi “foshnjën nga guri” plotësisht në një operacion dy-orësh, më 23 nëntor.

“Ishte tronditëse për të gjithë të pranishmit në sallën operative. Pas hapjes së barkut, ishte një “fëmijë guri” i rritur plotësisht, “shpjegoi Dr Nilesh.

Megjithatë, mitra, vezoret dhe tubat fallopiane ishin në gjendje normale. Pacienti kishte ndaluar menstruacionin pesë vjet më parë dhe kishte kaluar moshën e lindjes së fëmijëve. ”

“Foshnja e gurit”, ose Litopedion-i, siç njihet në terme mjekësore, është jashtëzakonisht i rrallë. Vetëm 300 raste të tilla janë raportuar në 400 vitet e fundit në mbarë botën.