Gruaja që jeton në shtëpi me ngjyra ylberi, është bërë hit në instagram (Foto)

Amina Mucciolo është duke jetuar jetën me ngjyra të cilën të gjithë e ëndërrojmë.

Fun

17/06/2017 15:03

34 Vjeçarja Mucciolo jeton në Los Angjelos dhe ka transformuar shtëpinë e saj në një ylber ngjyrash.

Me mure plot ngjyra, dritare të mëdha, dhomat janë të ndriçueshme, dhe vendi si i tillë është shumë inspirues, transmeton lajmi.net

Stili është plotësisht unik.

Njëri nga muret është i pikturuar në ngjyra ylberi, tjetri i mbushur me lule dhe gjithçka pastaj është në hije pasteli.

Mucciolo e ka kompaninë e saj të dizajnit, ‘’studio Mucci’’ e cila është e bazuar në idenë se ne mund të nuhasim ëndrrat tona çdo ditë në realitet.

Faqja e saj në instagram, ku poston foto të dizajneve të ndryshme, ka 159 mijë ndjekës. /Lajmi.net/

324 0101