Gruaja që ia mori jetën burrit për shkak të peshës së saj të rëndë

Një grua nga Pensilvania që vrau të dashurin e saj shumë më të ri duke e shtypur atë me vdekje, është deklaruar fajtore për vrasjen e shkallës së tretë.

Fun

04/12/2018 17:35

Windi Thomas, 44 vjeçare, shmangi një dënim potencialisht më të gjatë burgimi dhe akuza të tjera për sulme dhe rrezikime, për vrasjen e Keeno Butler, gjithashtu 44 vjeç, në shtëpinë e tyre në Eerie, Pensilvani, në mars të këtij viti, transmeton lajmi.net.

Dënimi i saj i dhënë bie nga 20-40 vjet burg deri në 18 deri në 36 vjet, si rezultat i marrëveshjes.

Në kohën e vrasjes, Thomas thuhet se i tha policisë se ajo kishte qenë nën ndikimin e alkoolit.

Thomas, që peshonte mbi 136 kilogramë, fillimisht sulmoi të dashurin me një thikë, duke e therur atë në dorë, para se ta bllokonte atë me një këmbë tavoline.

Ajo e vrau viktimën duke ia zënë frymën me gjoks. /Lajmi.net/