Gruaja që i vendosi vodka në biberon djalit për ta vënë në gjumë

Një nënë e re është vënë nën hetim, pasi në biberonin e të birit vetëm tetë muajsh i hodhi vodka.

Fun

16/01/2019 18:32

Nën akuzë është vënë Nadezhda Yarych, e cila akuzohet se ka shkaktuar vdekjen e djalit, ngjarje e ndodhur më 5 janar.

Gruaja e kishte çuar katër herë me radhë të birin Zakhar në spitalin e Shebekino, në zonën perëndimore të Rusisë.

Mjekët e diagnostikuan me një infeksion viral dhe për këtë arsye donin që ta shtronin për ta mbajtur nën vëzhgim. Por në të gjitha rastet, gruaja refuzoi.

Kështu ajo u kthye në shtëpi, dhe teksa i biri nuk pushonte së qari, i hodhi vodka në biberon për ta vënë në gjumë.

Familjarët e gruas thonë se ajo nuk donte që ti kalonte ditët e festave në spital, pasi nuk mendonte se ishte ndonjë gjë e rëndë.

Por pas pirjes së vodkës, fëmija gjeti vdekjen. Kjo bëri që policia të nisë hetimet ndaj nënës së Zakhar dhe babait dhe partnerit të saj, Mikhail Yarych, i cili është njerku i fëmijës. Tashmë që të dy janë nën hetim, me akuza të ndryshme, ajo si shkaktare për vdekjen e djallit dhe ai për shkak se ishte në dijeni të gjithçkaje. /Lajmi.net/