Gruaja që është alergjike ndaj ujit!

Gjendje shumë e rrallë e Rachel, do të thotë se edhe një dush i vetëm është agoni, edhe vetë lotët e saj mund t’ia djegin fytyrën. E si mundet që trupi i njeriut të refuzojë nevojën themelore të jetës?

Lifestyle

16/09/2016 08:40

Rachel Warwick, zgjohet çdo mëngjes dhe pi një gotë me një lloj “helmi” thumbues, por është ajo që e ndihmon ta zëvendësojë ujin, shkruan BBC, transmeton lajmi.net.

Në kohën e lirë, ajo shikon të tjerët tek kënaqen duke u spërkatur me ujë afër një pishine, duke u vetëpërmbajtur e duke u përballur me dhimbje.

Ky është realiteti i çuditshëm, kjo është bota e Rachel, alergjike ndaj ujit…

Është një botë ku banja relaksuese është një prej maktheve të saj, apo bota e ferrit për të.

Çdo kontakt me ujin, e bënë t’i skuqet lëkura, të djersish dhe të ketë dhembje të tmerrshme.

E njohur ndryshe si ‘aquagenic urtikaria’, është gjendje e saj që përjeton në mënyrë të hidhur e kombinuar edhe me ethe.

Është e pakuptueshme se si Rachel mund të mbijetojë pa ujë, duke e ditur se uji është nevoja themelore në jetë, saqë edhe motoja e NASA-s në gjueti për jetën e alienëve është thjesht “ndiqni ujin”.

Të paktën 60% e trupit të njeriu është ujë.

Nuk dihen mirë shkaqet dhe arsyet e kësaj sëmundje pasi edhe është shumë e rrallë.

Marcus Mauer, dermatolog në Qendrën Evropiane për alergji (ECARF) në Gjermani, ka thënë se kjo sëmundje është shkatërruese saqë mund të transformojë tërë jetën e një pacienti.

“Unë kam pasur edhe më parë pacientë me këtë alergji, sa për 40 vite me rradhë ata janë zgjuar çdo mëngjes të ënjtur, e sikur të ishte dita e tyre e fundit”, tha ai.

Rachel ishte vetëm 12 vjeçare kur u diagnostikua, pasi vuri re skuqje të lëkurës kur kishte notuar.

Me shumë vështirësi, për të mbijetuar ajo minimizon lëvizjet, shmang stërvitjet dhe vesh rroba shumë të lehta.

Burri i saj i cili edhe është kujdestari zyrtar i saj, e ndihmon në çdo hap, nuk del thuajse fare nga shtëpia dhe pi qumësht, pasi reagimi i qumështit nuk është si i ujit.

Problemi i kësaj alergjie, fillon kur qelizat imunitare në lëkurë liron proteina inflamatore. /lajmi.net