Gruaja që e kontrollon trafikun me tharëse të flokëve (Video)

Një grua në Britani të Madhe e ka fuqinë për ta kontrolluar trafikun me tharëse flokësh.

Fun

06/06/2017 00:13

Shoferet mendojnë se tharësja e flokëve është radar prandaj dhe e ulin shpejtësinë kur ta shohin atë.

Gruaja e quajtur Jean ka thënë se ishte ngopur me automjetet që po kalonin pranë rrugës së saj me shpejtësi të lartë.

Për këtë, ajo kishte vendosur të bënte diçka duke i frikësuar ata me tharëse flokësh. Ideja e saj ka funksionuar. Ajo ka thënë se nuk ka parë më një numër të madh automjetesh duke kaluar me shpejtësi të lartë në rrugën e saj. /Lajmi.net/