Gruaja pretendon se futbollisti i njohur i ‘Premier League’ tentoi ta përdhunonte

Një grua ka pretenduar se ka qenë gati për tu përdhunuar nga një futbollist i njohur.

Lifestyle

26/04/2016 01:27

21-vjeçarja, identiteti i së cilës nuk është treguar për arsye ligjore ka thënë se futbollisti ka pretenduar t’a përdhunojë atë, përcjell lajmi.net

Vajza ishte takuar me futbollistin në një klub nate ku më pas kishin shkuar në një shtëpi të një shoqës së saj ku ajo thotë se futbollisti ka tentuar t’a përdhunojë por ajo e ka larguar atë dhe ka ikur nga dhoma.

Bëhet fjalë për Adilson Tavares Varela, avokati i të cilit në gjykatë e ka mohuar se futbollisti ka ushtruar forcë mbi 21-vjeçaren dhe ka thënë se ajo e kishte provokuar me disa fotografi të zhveshura me miqët në banjo.

Futbollisti ka mohuar gjithçka në lidhje me rastin dhe ky i fundit nga gjykata do të konsiderohet si dëshmitar i mbrojtjes dhe gjykimi do të vazhdojë./lajmi.net