Gruaja ‘mori kredi’ për ta paguar shantazhuesin për fotografitë intime

Një person i dyshuar është arrestuar dje nga policia nën akuzat për shantazh ndaj një gruaje.

Lajme

16/10/2018 16:09

Sipas policisë, i dyshuari kishte kërkuar na viktima 2500 euro për mospublikim të fotove intime.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Imer Beka tha për kallxo.com se personi i dyshuar është ndaluar nga policia dje rreth orës 10:00.

“Është e vërtetë se e ka shantazhuar. Sipas informatave që kemi viktima, ka marrë edhe më herët kredi për këtë punë”, tha Beka.

Ai shtoi se sot është mbajtur seanca dëgjimore për të dyshuarin, dhe po pritet vendimi i gjykatës në lidhje me këtë rast.