“Gruaja më idhnake në botë”, ja pse proteston e zhveshur rrugëve

Jemi mësuar të shohim gjëra të çuditshme të ndodhin kudo në botë. Një 56 vjeçare kishte zgjedhur që të dalë e zhveshur rrugëve të Londrës. Kay Bishop, ka zgjedhur që të dalë pothuajse nudo për arsye të mira. Ajo po protestonte kundër trajtimit të refugjatevë në gjithë botën, shkruan Metro.

Fun

24/09/2015 22:46

“Jemi një planet dhe do të duhej që secili të lejohej të shkojë kudo që ka tokë. Secili, Amerika, Kanada, Australia, të gjithë duhet të pranojnë migrantët. Edhe ne po ashtu. Askush nuk duhet të jetojë në një vend ku ka luftë” tha ajo, transmeton lajmi.net.

Madje shtoi se mënyra se si emigrantët po trajtohen është e tmerrshme. “ Sot, doja të dilja në këtë çështje. Po ushtrojë të drejtën time për liri të shprehjes”, tha ajo.

Ajo planifikon që të shkojë edhe në vende tjera për të njëjtën çështje./lajmi.net.