Gruaja invalide kontrabandë kokaine në kuti të produkteve kozmetike (Foto)

Gjykata në Glasgow të Skocisë e ka dënuar me shtatë vite burg gruan që provoi të kontrabandonte kokainë, me vlerë prej një milion euro.

Fun

03/12/2015 15:54

Myrtle McCreath u arrestua në aeroport, me t’u kthyer nga san Paolo i Brazilit, kur qeni nuhatës, ka vërejtur diçka të pazakontë në valixhen e saj.

Në valixhen eg ruas, janë gjetur 40 kuti të kremit të duarve dhe pudrës për bebe, të mbushura me kokainë të pastër.

Pesha prej 7.8 kilogramëve kokainë, në tregun e zi do të kapte vlerën e 1.2 milion eurove.

Këtë kokainë, gruaja me nevoja të veçanta ka dashur të ia dorëzoj disa kontrabandistëve me të cilët ishte i lidhur i dashuri i saj i ri.

/bw