Gruaja godet dhe kafshon qenin e saj në tren, reagojnë udhëtarët (Video)

Roxy Huang nga Toronto e Kanadasë ishte duke udhëtuar me tren kur e pa një grua që sillej dhunshëm me qenin e saj.

Auto & Tek

06/08/2017 14:51

Derisa e godiste dhe e kafshonte gjatë tërë kohës, ajo kundërshtoi se po bënte diçka të keqe, kur të pranishmit intervenuan ta ndalonin, transmeton Telegrafi.

“Më falni kush jeni ju, për çfarë po flisni”, ka thënë ajo, sikur asgjë të mos ketë ndodhur.

Pamjet që mund t’i shihni më poshtë, janë shpërndarë në internet nga mbrojtësit e të drejtave të kafshëve, në përpjekje që të ndalohet dhuna ndaj tyre. /Telegrafi/