Gruaja filmon veten derisa ikën mes zjarrit të frikshëm me makinën e saj

Një video e tmerrshme tregon makinën e gruas që futet përmes fatkeqësisë vdekjeprurëse të Kalifornisë, ndërsa shkëndijat fluturojnë rreth makinës së saj.

Bota

14/11/2018 15:37

Rebecca Hackett, nga Agoura Hills, kishte frikë për jetën e saj ndërsa po udhëtonte përmes zjarrit Woolsey të ndezur përgjatë Kanan Road në Malibu gjatë fundjavës, transmeton lajmi.net.

Klipi tregon zjarrin e madh që digjet rreth autostradës ndërsa drejton makinën edhe brenda një tuneli.

Kur ajo del, i gjithë qielli është qelibar dhe flakët dhe shkëndijat shihen duke fluturuar drejt xhamit të saj.

‘Oh, Perëndia im, të lutem, më lër të largohem nga këtu, të lutem, o Zot, të lutem më lër të largohem prej këtu’, ajo mund të dëgjohet duke thënë’.


Ajo më vonë ka postuar një tjetër video, duke shtuar se zjarri kishte ardhur ‘nga askund’ dhe ajo ishte ‘e lumtur që ishte e gjallë’.
Ajo shtoi: ‘Faleminderit zot ne jemi të gjithë në rregull, kuajt tanë janë të sigurt dhe në rregull.

“Faleminderit të gjithë zjarrfikësve, policisë, përcjellësve të policisë, përgjegjësve të parë, vullnetarëve, shpëtimit të kafshëve dhe të gjithë atyre që rrezikuan dhe vazhdojnë të rrezikojnë jetën e tyre për të shpëtuar kafshët, njerëzit dhe shtëpitë në Malibu dhe në zonat përreth. Ju jeni heronj! Ne ju duam, ne ju duam, ne ju duam !!! Faleminderit!!’ /Lajmi.net/