Gruaja e Xhemailit frikëson klubet nga Serie A

Gruaja e mesfushorit shqiptar Blerim Xhemajli ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë një libër ku do t’i zbulojë sekretet e skuadrave nga Serie A.

Sport

23/09/2017 13:29

Erjona Sylejmani ka një lajm të keq për skuadrat nga Serie A.

Gruaja e mesfushorit shqiptar Blerim Xhemajli ka bërë të ditur se së shpejti do të publikojë një libër ku do t’i zbulojë sekretet e skuadrave nga Serie A, nga përvoja e burrit të saj në Kampionatin italian.

“Do të zbuloj në një libër sekretet dhe atë që ndodh brenda zhveshtoreve në Serie A”, deklaroi ajo, përcjell “lajmi.net”.

Xhemajli është larguar nga Serie A duke u transferuar në Montreal Impact. /Lajmi.net/