Gruaja e Xhakës në Rusi për ta mbështetur bashkëshortin, sjell pamje nga stadiumi

Aktualisht është duke u zhvilluar ndeshja Suedi-Zvicër, në kuadër të Kampionatit Botëror 'Rusia 2018'.

ShowBiz

03/07/2018 16:28

Për përfaësuesen e Zvicrës luajnë katë shqiptarët: Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Blerim Xhemajli, shkruan lajmi.net

Një fitore të shënuar brenda këtij Kampionati, nga golat e shqiptarëve, e një barazim për Zvicrën, kjo e fundit ka marrë vëmendjen e madhe dhe shumë shqiptarë po e favorizojnë si fituese.

Për ta mbështetur burrin e saj atje ka shkuar Leonita, gruaja e Granit Xhakës e cila nga stadiumi në Rusi ka publikuar disa imazhe në Instastory. Kujtojmë se dyshja janë kurorëzuar që një vit dhe lidhja e tyre ka nisur herët.

Sa i përket këtij Kampioanti lajmi.net ka marrë një numër të madh të artistëve për t’i pyetur se cilën përfaqësuese e shohin si fituese dhe mendimet e tyre mund t’i lexoni në linkun që ju sjellim në vazhdim. E për t’i parë mendimet e qytetarëve ndiqeni videon në vazhdim./Lajmi.net/

Artistët shqiptarë favorizojnë Zvicrën si fituese të Kampionatit Botëror

YouTube player