Gruaja e ‘pushtuar nga djalli’ (Video)

Në një supermarket në Kinë, një grua ka filluar të bërtas dhe të dridhet nga krizat që ka përjetuar.

Fun

03/06/2016 18:51

Ajo ka qenë duke ecur në sektorin ku ndodheshin çarçafët, kur ka rënë një pako nga rafti në dysheme.

Gruaja e paidentifikuar e ka marrë dhe e ka lënë sërish në vendin e vet, kur ka kaluar në një gjendje të rëndë, transmeton Telegrafi.

Pasi ka rënë në gjunjë, ajo ka lëshuar britma të thella, teksa e ka mbajtur barkun.

Asaj i kanë shkuar në ndihmë dy femra që ndodheshin në afërsi, si dhe dy punonjës.

Shikoni në videon e plasuar më poshtë, se si i ka shtyrë ajo njërin nga meshkujt, që përpiqej ta qetësonte.

Nuk dihet çfarë ka ndodhur me gruan, që shumë njerëz e kanë komentuar si të ‘pushtuar nga djalli’.

YouTube player