Gruaja e parë në botë me doktoraturë në Filozofi, është kjo shqiptare (Foto) – Lajmi.net
Gruaja e parë në botë me doktoraturë në Filozofi, është kjo shqiptare (Foto)
Autori: Lajmi.net Kulturë/Arte 9:12, 16 March 2017
Që prej fillimit, djemtë dhe vajzat e frekuentonin këtë shkollë së bashku, institucioni financohej nga taksat që paguanin shqiptarët.

Elena Lucrezzia Peshkopia është e para grua në botë që në vitin 1678 ka arritur të marrë doktoraturën në Filozofi.

Gjatë shekullit ku jetoi ajo ishte gruaja më e ditur në Evropë. Statuja e Elenës që u gjet në Universitetin e Padovës, një nga universitetit më të vjetër dhe më të njohurit në Evropë, dëshmon për vlerat e arritjeve të ejtës së saj.

Elena Peshkopia lindi në Venecia në vitin 1646. Ajo përfundoi shkollën e shqiptarëve “Santa Maria dhe San Gallo”, në Venecia (Scuola di Santa Maria e di San Gallo degli Albanesi). Shkolla ku Elena mësoi është themeluar nga fisnikët e edukuar shqiptarë, më 22 tetor 1442 dhe për rreth 200 vite vazhdoi të funksionojë për arsimimin e shqiptarëve deri në fund të shekullit të 18-të, shkruan revista Flatra.

Që prej fillimit, djemtë dhe vajzat e frekuentonin këtë shkollë së bashku, institucioni financohej nga taksat që paguanin shqiptarët.

Elena, e talentuar edhe në muzikë, vazhdoi studimet në Filozofi dhe Astronomi, duke ndjekur edhe programin e doktoraturës në Universitetin Padovës. Ajo mbrojti teoritë e saj të doktoraturës me 25 qershor 1678. Ajo u bë lektore në Matematikë në Universitetin e Padovës, ku qëndroi deri në fund të jetës së saj të shkurtër. Elena Peshkopia ndërroi jetë nga tuberkulozi, më 26 korrik të vitit 1684, në moshë shumë të re, vetëm 38 vjeçare. Ajo prehet në kishën e “Shën Lukës”, në Padova të italisë.

Fotolajm

Pandat gjigante mbushin 1 vjeç në Makao
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play World Soccer Champion
  • Play Stealth Sniper
  • Play Turbo Racing 3
  • Play Bow Master