Gruaja e moshës 60 vjeçare tenton ta puth me forcë një djalë të mitur në lift (Video)

Një grua që besohet të jetë afër moshës 60 vjeçare, ka tentuar që me forcë, të puth një djalë shumë të ri në moshë.

Fun

18/09/2015 16:00

Ngjarja ka ndodhur në një vend të Kinës, teksa që të dytë gjendeshin në lift, kur papritmas gruaja i afrohet djalit për ta puthur, përderisa ky i fundit tenton disa herë që të largohet nga ajo.

Ai e shtynë atë nga vetja disa herë, para se regjistrimi të përfundojë, dhe nuk është e qartë se çka ndodhi më pas, bën të ditur The Mirror.

Që kur është shpërndarë video nëpër faqet kineze, shumë persona kanë dhënë komente negative rreth ngjarjes. Por kishte edhe prej atyre që mendonin se djali mund të ketë qenë nipi i gruas, transmeton lajmi.net.

Raporti në mes të gruas dhe djalit ende mbetet i panjohur. Nuk është e qartë nëse pamjet janë duke u hetuar nga policia./lajmi.net.

YouTube player