Gruaja e Messit e bllokon në Instagram, ja si i përgjigjet Miss Bum Bum (FOTO)

Suzy Cortez e njohur si Miss Bum Bum, i ka përgenjështruar zërat se ajo i ka dërguar foto private Lionel Messit.

Sport

24/05/2016 22:37

Modelja braziliane ka thënë se nuk i ka dërguar foto provokative yllit të Barcelonës Lionel Messi, por vetëm e ka publikuar një fotografi për ta mbështetur për Topin e Artë.

Sipas Suzy Cortez, gruaja e Messit i ka ekzagjeruar gjërat duke e bllokuar atë në Instagramin e futbollistit.

“Shumica e medieve kanë shkruar për storien me Leo Messin dhe gruan e tij. Unë kurrë nuk i kam dërguar atij foto, gjëja e vetme që kam bërë është postimi i një fotoje në mbështetje të tij për Topin e Artë, si një tifoze e Barcelonës dhe duke e konsideruar atë si futbollistin më të mirë në botë. Mendoj që bllokimi në Instagram ishte ekzagjerim i gjërave nga gruaja e tij. E bëjë punën time si modele dhe jam tifoze e Barcelonës, nuk është faji im që Messi e ka gruan xheloze që më bllokon”, ka thënë Miss Bum Bum, përcjell Lajmi.net.