Gruaja e Di Marias “turpëron” Barcelonën (FOTO)

Gruaja e Angel Di Marias i është bashkuar kritikave për gjyqtarin Deniz Aytekin pas humbjes së Paris Saint-Germain nga Barcelona në Ligën e Kampionëve.

Sport

10/03/2017 15:07

Gjyqtari Deniz Aytekin është kritikuar edhe nga gruaja e sulmuesit të Paris Saint-Germain, Angel Di Maria.

Aytekin akuzohet se me vendimet e tij favorizoi Barcelonën në fitoren 6:1 që i kualifikoi në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Andaj, radha për kritika ndaj tij i ka ardhur edhe gruas së Di Marias që ka sulmuar Ayetkinin me një postim në Instagram.

“Përderisa të ekzistojnë gjyqtarët e këtij lloji, do të fitojnë gjithmonë të njëjtat skuadra”, shkroi ajo, përcjell “lajmi.net”.

“Pa dyshim, PSG nuk përfiton të njëjtat para si skuadrat tjera në Ligën e Kampionëve”, u shpreh ajo. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6