Gruaja e Assadit mes luksit e këpucëve të kristalit, fëmijët vdesin urie dhe po i vret burri i saj me armë kimike – Lajmi.net
Gruaja e Assadit mes luksit e këpucëve të kristalit, fëmijët vdesin urie dhe po i vret burri i saj me armë kimike
Autori: Lajmi.net BotaLajme 7:43, 15 April 2018
Asma al-Assad, bashkëshortja e diktatorit sirian është e njohur botërisht si “Zonja e Parë e Ferrit”, kjo për faktin se jeton mes luksit, ndërkohë që fëmijët vdesin rrugëve për shkak të sulmeve kimike.

Bashar al Assad dhe bashkëshortja e tij posedojnë një pallat të mrekullueshëm që arrin vlerën e miliardë dollarëve.Ai ndodhet në Damask, më pak se 10 milje nga Ghouta, qyteza që u sulmua me armë kimike duke vramë më shumë se 70 persona të pafajshëm.

Në vitin 2012, Wikileaks publikoi një email privat të “Princeshës” së Sirisë, duke zbuluar se kishte shpenzuar 350.000 dollarë për një copë mobiljesh,ndërkohë lufta e përgjakshme civile po bënte një vit që vazhdonte.

Zonja e Parë gjithashtu bleu një palë këpucë me vlerë prej 7,000 dollarësh me thembra kristali.

Që nga marsi i vitit 2011, qeveria e presidentit sirian Bashar al-Aasad ka kryer aksione brutale ndaj rebelëve duke lënë më shumë se 6 mijë njerëz të vdekur, përfshirë më shumë se 200 gra dhe vajza.

Mijëra njerëz janë arrestuar duke iu ndaluar komunikimi për periudha të gjata në lokacione të panjohura, ku kanë ndodhur edhe tortura dhe keqtrajtim.







Fjalët kyçe: Assadi

Fotolajm

“Kulturë boksi” përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /FOTO
Foto, aparati për matjen e fuqisë së goditjes përpara Ministrisë së Kulturës në Prishtinë /lajmi.net ?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bubble Trouble
  • Play Berry Rush
  • Play Zombie Big Trouble
  • Play Urban Basketball