Gruaja dhe ish e dashura e Prince Harry shfaqen të veshura me të njëjtin fustan

Disa foto që po qarkullojnë së fundmi në media kanë habitur të gjithë.

ShowBiz

21/10/2018 21:44

Në disa imazhe të fundit që po qarkullojnë së fundmi në mediat e huaja shihen gruaja dhe ish e dashura e Prince Harry, transmeton lajmi.net

Kur vjen puna te veshja dukesha e Sussexit nuk gabon kurrë, madje nëse ajo vesh diçka, nuk ka rëndësi sa e shtrenjtë mund të jetë, veshja shitet brenda pak orësh.

Por, me sa duket këtë herë si frymëzim për dukeshën mund të ketë shërbyer ish e dashura e burrit të saj, Jenna Coleman.

Meghan u shfaq në një event në Sydney e veshur më një fustan të zi me kopsa, të markës Emilia Wickstead.

Me të njëtin fustan, por në ngjyrë të bardhë u shfaq publikisht në muajin qershor Jenna Coleman. Ky fustan kushton 2,110 dollarë dhe ngjyra e bardhë është ende në gjendje. Kujt mendoni se i shkon më shumë?/Lajmi.net/