Gruaja Demokratike në Pejë shënon 8 Marsin (Foto)

Sot në lokalet e Hotel Dukagjinit Forumi i Gruas i Partisë Demokratike të Kosovës dega në Pejë  organizoj një aktivitet përmes secilit ka shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas 8 Marsin.

Lajme

08/03/2017 22:01

Aferdita Lajçi kryetare e Gruas Demokratike dega në Pejë ka përshëndetur të pranishmit duke i uruar festen dhe duke përcjell mesazhe të qarta se si duhet të jetë gruaja në këto kohë ku diskriminimi i saj është duke ndodhur. Lajçi po ashtu tregoj edhe vlerat e PDK’së dhe për mënyrën se si trajtohet gruaja në këtë subjekt duke pasur hapësirën dhe mbështetjen e madhe nga të gjitha strukturat dhe nga lidershipi i saj.

Ndërsa këtë aktivitet e përshëndeti edhe koordinatori i PDK’së në Pejë Arton Muhaxheri i cili ftoj femrat në përgjithësi që më pak të festojnë  e më shumë të luftojnë për drejtat e tyre në shoqëri po ashtu ai foli edhe për hapësirën e madhe që ka gruaja në këtë subjekt politik.

mar5 mar3-1 mar3 hle mar1