Gruaja bie në rezervuarin e mbushur me peshkaqenë të uritur /VIDEO

Një punonjëse e dyqanit në Jiaxing, provinca Zhejiang, Kinë u pengua dhe ra në një rezervuar me peshkaqenë derisa po ushqeheshin.

Fun

17/10/2018 14:57

Incidenti ndodhi kur gruaja ishte në një nxitim për një takim punonjësish dhe vendosi të vraponte në një urë qelqi mbi rezervuarin me peshkaqenë, transmeton lajmi.net.

Gruaja nuk e vuri re se kapak i rezervuarit ishte i hapur, u hodh mbi të dhe ra në ujë derisa peshku grabitqar po merrte vaktin e tyre në mëngjes.

Bashkëpunëtorët e saj nxituan për të ndihmuar gruan, dy roje u hodhën në akuarium dhe e morën atë menjëherë. Ajo nuk u plagos si rezultat i incidentit. /Lajmi.net/