Gruaja 43 vjeçare që ka lindur 11 fëmijë (Video)

Të bëhesh prind është një nga dëshirat më të dëshiruara për çdo çift.

Lifestyle

10/09/2017 19:41

Pothuajse edhe kur jeni në marrëdhënie kënaqeni me kohën duke folur me partnerin tuaj, ditën kur do të keni fëmijë. Edhe nëse nuk e keni përjetuar kurrë këtë, çdoherë që flet këtë temë, ju bën të ngazëllyer. Disa çifte gjithashtu priren të flasin shumë për çështjen e prindërimit, ku ata gjithashtu vendosin emrin e foshnjës ende pa u martuar dhe pa filluar të kenë fëmijë. Gjithashtu çiftet flasin edhe për gjininë e fëmijës, edukimin dhe numërin e fëmijëve që do të kenë, transmeton lajmi.net

Prindërit meshkuj kanë treguar se nga eksperiencat më të mira të tyre në jetë është momenti kur e kuptojnë se gruaja e tyre është shtatzënë, por çfarë nëse e kupton se gruaja e tij në bark mbanë më shumë se dy fëmijë?!

Kjo grua ka lindur 11 bebe pa prerje cezariane!! Ajo ishte 43 vjeçare kur lindi 11 foshnja të shëndetshme dhe mjekët u tronditën pasi nuk kishin përjetuar një situatë të tillë asnjëherë. Gjashtë nga 11 foshnjet ishin djemë të cilët ishin identikë me njëri-tjetrin.

Mjekët ishin të habitur se si mund të ndodhë një lindje e tillë pa prerje cezariane, ndërsa largësia nga fëmija e parë deri tek fëmija i 11 ishte 37 minuta.

Gruaja 43 vjeçare ka hyrë në librin Guinness të rekordeve./Lajmi.net/ 

YouTube player