Grosskreutz u rrah në rrugë, tani i ndodh edhe një e keqe (FOTO)

Kevin Grosskreutz ka marrë edhe një lajm të keq.

Sport

03/03/2017 13:45

Kevin Grosskreutz është shkarkuar nga Stuttgart vetëm disa ditë pasi përfundoi në spital pas një sulmi fizik në rrugë.

Grosskreutz mbeti me lëndime serioze në kokë pas një incidenti në një klub nate në qytetin gjerman, përcjell “lajmi.net”.

Mbrojtësi i cili ishte pjesë e ekipit të Gjermanisë që triumfoi në Kampionatin botëror 2014, e lëndoi rëndë kokën pas rrëzimit në tokë kur ishte sulmuar nga katër persona.

Tani, ai duhet të fillojë kërkimin për një skuadër të re pas largimit nga Stuttgart. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6