Grosskreutz sulmoi tifozin me doner

Në një ngjarje mjaft të pazakonshme, mesfushori i Borussia Dortmundit, Kevin Grosskreutz u takua me disa tifozë të Kolnit dhe ‘sulmoi’ njërin prej tyre me doner.

Sport

06/05/2014 16:07

Ylli i Borussia Dortmundit, Kevin Grosskreutz është akuzuar për sulm ndaj një tifozi të Kolnit, të dielën mbrëma.

Mesfushori ishte në qendër të qytetit të Kolnit me bashkëlojtarin Julian Schieber, kur thuhet se ndodhi sulmi, pak para mesnatës. Dy futbollistët kishin blerë ushqim – doner – kur u takuan në rrugë me tre tifozë të Kolnit, të identifikuar si Marco B, Romina K dhe Joel.

Sipas dëshmisë së Marco B, shoku i tij Joel e thirri Grosskreutzin me emër, ndërsa në përgjigje, futbollisti i Dortmundit e hodhi një copë mishi në fytyrën e tij.

Policia erdhi në vendin e ngjarjes pas akuzave për sulm ndaj Grosskreutzit. Marco B ishte ankuar se ishte djegur në fytyrë dhe sy.

Por, Schieber i doli në mbrojtje bashkëlojtarit të tij duke thënë se “Një grup i tifozëve të rinj ishte duke kënduar një këngë për Kevinin jashtë një shitësi të donerëve. Ai mendoi se kënga ishte ofenduese dhe e hodhi donerin e tij. Ai nuk deshi ta qëllonte askënd”.