Gropa e rrezikshme në Grashticë të Prishtinës (Foto)

Edhe pse Komuna e Prishtinës ka filluar ti mbulojë gropat, atyre nuk po u shihet fundi.

Lajme

28/04/2018 16:07

Një gropë shumë e rrezikshme, e cila po rrezikon automjetet është shfaqur përballë xhamisë te bunari i Hajratit në Grashticë, shkruan lajmi.net.

Në fakt, gropa ka dalë si pasojë e mungesës së kapakut të pusetës.

Të përcjell së bashku më një fotografi, rastin në platformën ndreqe.com e ka raportuar një qytetarë gjatë ditës së sotme. /Lajmi.net/