“Grobari” publikojnë mesazh nga Elbasan Arena

Disa tifozë të grupit “Grobari” nga Partizani i Beogradit kanë dërguar një mesazh nga Elbasan Arena, para ndeshjes kundër Shqipërisë.

Sport

08/10/2015 13:33

Disa tifozë të grupit “Grobari” të skuadrës së Partizanit të Beogradit kanë publikuar një fotografi të realizuar para stadiumit Elbasan Arena ku sonte do të zhvillohet dueli mes Serbisë dhe Shqipërisë.

Kurse, mediat serbe nuk kanë informacione nëse ata kanë siguruar bileta për të hyrë në arenë.

Por, ato kanë publikuar një mesazh prej tyre, raporton “Lajmi.net”.

“Ne jemi në Elbasan, le të jetojë mbretëria serbe”, shkruan në mesazhin e tyre.