Grip bëhet asistent i Bunjakit

Tord Grip do të jetë asistent i Albert Bunjakit. Trajneri me përvojë suedez e ka konfirmuar se do të jetë i pranishëm në ndeshjen e 5 marsit në Mitrovicë, për ta ndihmuar selektorin Albert Bunjaki. Madje, ish ndihmësi i Sven-Goran Eriksson mezi pret ta nis këtë detyrë të re. “Është mjaft emocionuese. Alberti ka kërkuar…

Sport

27/02/2014 13:33

Tord Grip do të jetë asistent i Albert Bunjakit. Trajneri me përvojë suedez e ka konfirmuar se do të jetë i pranishëm në ndeshjen e 5 marsit në Mitrovicë, për ta ndihmuar selektorin Albert Bunjaki. Madje, ish ndihmësi i Sven-Goran Eriksson mezi pret ta nis këtë detyrë të re.

“Është mjaft emocionuese. Alberti ka kërkuar të jem me ekipin e tij në Prishtinë, do të jetë ngazëlluese”, deklaroi 76 vjeçari për të përditshmen suedeze, Expressen.

Ai po ashtu ka konfirmuar se do të qëndrojë në bankinë, në ndeshjen që do të luhet të mërkurën e ardhshme. “Do të jeni si ndihmës-trajner? Po, ashtu mund të thuhet”, ka shtuar Grip.

Me siguri, përvoja e këtij të fundit do ta ndihmojë Bunjakin në instruksionet e tij të lojës ndaj Haitit, në miqësoren e parë të Kosovës pas lejes që e mori nga FIFA.