Grindjet e nevojshme në çift

Ka prej tyre që mendojnë se çiftet e lumtura nuk grinden kurrë, ose pothuajse kurrë. Por, natyrisht se çdo raport, edhe më i miri i mundshëm, i ka momentet e tensionit, të komunikimit të ashpër, të një periudhe jo të lehtë. Momente që nuk e prishin absolutisht ekuilibrin, në të kundërtën, ato shërbejnë që të…

Lifestyle

18/11/2013 20:00

Ka prej tyre që mendojnë se çiftet e lumtura nuk grinden kurrë, ose pothuajse kurrë. Por, natyrisht se çdo raport, edhe më i miri i mundshëm, i ka momentet e tensionit, të komunikimit të ashpër, të një periudhe jo të lehtë.

Momente që nuk e prishin absolutisht ekuilibrin, në të kundërtën, ato shërbejnë që të forcohet lidhja në mes të partnerëve.

Kur dashuria është mjaft e re (fillestare), gjithçka lidhet me trëndafila dhe lule, por sapo të fillojë të konsolidohet lidhja, lind dhe zhvillohet përballja ndërmjet çiftit, që e sheh jetën në një mënyrë tjetër. Ballafaqimet, në një mënyrë apo tjetër, në një çift janë të nevojshme për t’u përforcuar lidhja.

Paraja

Ndodh shpesh që në një çift ekziston një vizion ndryshe i vlerës së parës. Është e nevojshme të qartësohen gjërat qysh në fillim, duke punuar për objektivat financiare dhe duke e ndërtuar bashkërisht idenë e kursimeve dhe shpenzimeve. Jo gjithçka do të jetë lineare, duke dalë në pah diskutime tjera, por që do të jenë pozitive, me kusht që nuk futen në mes gjëra tjera.

Seksi më parë ishte më i mirë

Pavarësisht seksit dhe moshës, mundësitë janë të mëdha që epshi juaj të mos jetë i njëjti, me kalimin e kohës. Sipas disa ekspertëve, në fakt, kalimi i viteve dhe jeta stresuese mund ta zvogëlojnë dëshirën seksuale. Me këtë rast, para se të merreni me këtë punë, më mirë flisni, edhe në tone të larta, për t’u sqaruar dhe konfrontuar.

Familjet e vonuara

Sot, njerëzit martohen më vonë në krahasim me vite më parë dhe familjet e ‘vonshme’ janë gjithnjë e më të panumërta. Dhe, gjithnjë e më të shpeshta janë diskutimet se si dhe kur është koha për fëmijë, për pushime dhe për shumë gjëra të tjera. Me kalimin e kohës, familja duhet të jetë prioritare, kjo është e vërtetë, por është e nevojshme ta mbani balancën edhe me problemet tjera të shumta.

Kjo gjë do të bëhet kështu

“Jo, kështu je duke gabuar”. Sa herë e keni dëgjuar këtë nga partneri juaj, duke nisur nga gjërat më të thjeshta, se si të përdoret një larëse enësh, e deri tek problemet më serioze dhe më të rëndësishme. Nuk ka nevojë që t’ia bëni rrafsh gjithmonë partnerit, por duhet t’i pranoni ato që mendoni që ai/ajo e ka me të drejt, nëse ka njohuri më shumë sesa ju në këtë aspekt. Pra, mundohuni ta gjeni mesin.

Problemi i gatishmërisë

Të gjithë duam që të dashurit tonë të jenë mbështetësit tanë më të mëdhenj. Por, edhe ne duhet të jemi të gatshëm t’u ofrojmë ndihmë dhe mbështetje të tjerëve, posaçërisht partnerit tanë. Kujdes, ndihma e jonë nuk duhet t’i tejkalojë kufijtë, por t’i përshtatet sado kudo kërkesës: kurrë s’duhet ekzagjeruar, pasi ekziston rreziku që të ketë efekt anësor.