Grimeri i Kim Kardashian në Tiranë, gati për “Master Class”

Mario Dedivanovic njihet si grimeri i yllit televiziv, Kim Kardashian.

ShowBiz

26/05/2018 12:40

Ai nuk ka ngurruar asnjëherë që ta pranojë publikisht se është shqiptar, madje në një video kishte folur edhe Kimi shqip, shkruan lajmi.net.

Mario ka arritur në Tiranë, ku sonte do të organizojë një të ashtuquajtur “Master Class”, për të cilën ka interesim të madh, ngase emri i tij njihet në mbarë botën.

Të pranishëm në këtë “Master Class” do të jenë edhe disa prej grimerëve nga Kosova dhe Shqipëria, ndëras gjithçka është gati për ligjeratën.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, grimeri ka treguar se gjithçka është gati për të filluar. /Lajmi.net/