Griezmann zbulon të ardhmen e tij

Antoine Griezmann nuk do të largohet nga Atletico Madrid gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sport

20/11/2017 22:27

Një deklaratë e tij e bërë ditë më parë, ka sjellë shumë spekulime për të ardhmen e tij te skuadra nga Madridi.

Por, këto thashetheme janë hedhur poshtë nga reprezentuesi francez, që në janar me Diego Costan dhe Vitolon në skuadër, beson te rikthimi i Atleticos sa më lartë që është e mundur në tabelë.

“Ishte zgjedhja ime për të qëndruar te Atletico, nuk më vije keq për asgjë”, ka deklaruar Griezmann.

“A do të largohem në janar? Jo, atëherë na bashkohem Diego Costa dhe Vitolo, dhe do të luftojmë ta sjellin skuadrën sa më lartë në tabelë”, ka shtuar ai./Lajmi.net/