Griezmann zbulon nëse do të transferohet te Barcelona ose Man Utd

Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka zbuluar vendimin e tij.

Sport

21/11/2017 07:14

Sulmuesi i Atletico Madridit, Antoine Griezmann ka konfirmuar qëndrimin e tij në klub së paku deri në fund të këtij sezoni. Reprezentuesi francez ka zgjuar interesim nga Barcelona dhe Manchester United.

Por, ai ka insistuar se do të mbetet në Atletico Madrid gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Nuk do të largohem, kam biseduar edhe me presidentin”, deklaroi Griezmann për “Telefoot”, përcjell “lajmi.net”.

“Për m tepër, tani vijnë Diego Costa dhe Vitolo, do të na ndihmojnë shumë”, u shpreh ai. /Lajmi.net/